Dasmë në prill, Genta Cana me fustan 18 metra

Fillimisht ajo dha lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë. Më pas, moderatorja e programeve sportive në Kosovë, Genta Cana, konfirmoi se këtë muaj do të kurorëzojë dashurinë në martesë.

Genta-Cana-2

Cana ishte e ftuar një ditë më parë në emisionin “Ftesë në Pesë” për të ndarë emocionet e pritjes së ëmbël. Gjatë bisedës në studio, ajo zbuloi se tashmë kishte nisur përgatitjet e dasmës, që do të bëhet pikërisht këtë muaj.

Genta-Cana-3

Në datën 24 prill, Genta dhe i fejuari i saj do të kurorëzojnë dashurinë në martesë, në një dasmë të madhe me më shumë se 300 të ftuar.

Genta-Cana-1

Ndërsa përsa i përket fustanit, moderatorja simpatike premtoi që do të jetë shumë madhështor, me 18 metra bisht dhe detaje të tjera, që vendosi t’i lërë surprizë për ditën e madhe./Panorama Plus