Henri Zhuri model që 15-vjeç: Luksi të thith si magnet, gjithmonë më ka interesuar të shtoj eksperiencat e mia

Me fizikun perfekt dhe portretin e veçantë, Hendri Zhuri ishte i duhuri për një model me karrierë të gjatë,parë me sytë e stilistëve. Pasi provoi botën e modelingut në Shqipëri që 15 vjeç, më pas arriti të lidhte një kontratë 1-vjeçare në Gjermani, duke qenë imazhi i një kompanie. Tashmë është i njëjti në pamje si një model që bën jetën e tij dhe ka ambicie kinemanë, e që merr shumë ngacmime në rrjetet sociale. Për arsyen pse hoqi dorë nga sfilatat në Shqipëri, udhëtimet lukzose dhe jetën e bukur brenda një trupi perfekt, Henri rrëfehet në këtë intervistë për revistën “Story”.

Henri-Zhuri-2

Në fillimet e tua provove modelingun, si e kujton atë eksperiencë shqiptare kur sfilove për herë të parë?
Modelingu ka qenë gjithmonë një ndër pasionet e mia. Kam nisur me një set fotogarafik kur kam qenë 15 vjeç, dhe pas 1 viti kam sfiluar dy herë. Pasarela për një model është momenti më emocionues.

Kush të tërhoqi drejt botës së modës, dhe çfarë pëlqyen stilistët në portretin apo fizikun tënd?
Siç e thashë më sipër gjithmonë e kam pasur pasion fushën e modelingut. Mbaj mend më parë që shihja fotomodelë të njohur dhe mundohesha dhe unë të përshtatesha në stilin e tyre të veshjeve. Mendoj se çdo fotomodel dhe model ka elegancën joshëse të një mashkulli, dhe tiparet janë ato që e cilësojnë më shumë. Mendoj se dhe unë këtë veçanti kam pasur kur jam përzgjedhur.

Henri-Zhuri-3

Si është të jesh qendra e vëmendjes në një pasarelë, ku të ti parakalon dhe sytë e të pranishmëve të ndjekin?
Është një emocion shum i madh por dhe një ankth ose një siklet si të thuash, sepse çdo hap kur e bën aty sipër duhet ta bësh shpejt, bukur dhe pa gabime. Por dua të them që është vërtet një emocion shumë i bukur.

Pas asaj eksperience çfarë ndodhi me ty, si vazhdoi jeta më pas?
Edhe pse një pasion shumë i madh për modën, mendova të heq dorë pasi tregu i modelingut në Shqipëri nuk është dhe aq i vlerësuar. Kështu vazhdova rutinën e përditshme si çdo “adoleshent” tjetër (shkollë- shtëpi).

Përveç Shqipërisë ke pasur ndonjë ofertë ndërkombëtare, dhe cilat janë kriteret për të bërë famë në botë?
Po, kam pasur në Gjermani ku dhe kam qenë pjesëmarrës në një reklamë, dhe kam qenë dhe imazhi i një firme për një vit. Kriteret për famë botërore mund t’i ketë çdo model ose fotomodel, por ka të bëjë shumë njohja që mund të kesh, dhe sa i lirshëm je në pasarelë ose para kamerave.

Henri-Zhuri-4

Të tundon bota e luksit në modë, dhe çfarë kompromisi nuk do të pranoje për hir të famës?
Luksi është si një magnet që të thith dhe si të thuash nuk të lëshon më, pra që është shumë e vështirë t’i largohesh. Por për mua s’ka qenë asnjëhere kjo pjesë, e gjithmonë më ka interesuar që të shtoj eksperiencat e mia.

Cili është stereotipi i pamjes mashkullore sot në modë, dhe ti vazhdon të jesh brenda atyre kritereve?
Ka shumë lloje sterotipesh, sepse çdokush mund të jetë “fashion” sot dhe gjithësecili e specifikon me stilin e tij. Por besoj se ëmbëlsia dhe egërsia në fytyrë është një ndër stereotipet që tërheqin më shumë vëmendje normalisht duke përfshirë dhe një trup të palestruar. Të them të drejtën nuk para i bëj vetes komplimente. Por me aq eksperienca që kam pasur brenda këtij profesioni, besoj se dhe unë i kam këto kritere.

Henri-Zhuri-5

Është kinemaja një ambicie e jotja, dhe si do të veproje për ta bërë realitet?
Është një pjesë që për momentin e kam shumë qef, por angazhimet me studimet që po vazhdoj po më lënë pak mbrapa. Por normalisht që ndoshta një ditë do t’ia arrij qëllimit.

Nga eksperienca jote me stilistët shqiptare, cilët do të vecoje si më të mirët?
Nuk më pëlqen të specifikoj njerëz, por gjithsecili ka veçoritë dhe stilet etyre, që i bëjnë të jenë profesionistë.

Duke pasur trup të bukur, të duket shpesh se veshjet janë të tepërta për ta mbuluar?
Një trup i bukur edhe me një kombinim të thjeshtë, arrin të duket një perfeksion mendoj unë.

Henri-Zhuri-1

Të shkruajnë shumë mesazhe private në rrjetet sociale nisur nga fotot dhe videot që poston, dhe ç’propozime apo komplimente të kanë bërë përshtypje?
Çdo person ka “fansat/et” e tij. Në fillimet e mia ka pasur komente pozitive, por gjithashtu edhe negative. Mesazhet e shumtë që marr tani janë më shumë ngacmime le të themi. Por që unë asnjë herë nuk u përgjigjem!

Shohim që udhëton shpesh, janë udhëtime për qef apo ndonjë angazhim personal këto të një djali kaq të ri si ty?
Udhëtimet që kam bërë kanë qenë si për qef, po ashtu dhe per angazhime që i përkasin modelingut, por gjithashtu dhe kurioziteti për të vizituar vende të ndryshme. Më pëlqen shumë të udhëtoj, dhe më pëlqen gjithmonë diçka e re për ta parë./Story.al