“Bëja qejfin sheikut se të paguan mirë!”, Elhaida Dani i përgjigjet komentuesit

Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ka vizituar së fundmi Katarin. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”, foto e video nga udhëtimi në Doha. Në “Instagram”, Elhaida ka publikuar një video të Doha-s në orët e para të mëngjesit, të kapur nga avioni. Videoja ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe shumë komente.

Elhaida-Dani-2

Por një ndjekës i saj e ka cilësuar këtë udhëtim si pushime të “paguara nga sheiku”. “Bëja qejfin sheikut se të paguan mirë të rroftë VIZITA”, është komenti që Elhaida e ka lexuar, dhe i ka kthyer menjëherë përgjigje. “Bravo! Sepse sipas teje, që një femër të udhëtojë dhe të paguajë për jetën e saj ka nevojë për Sheik? Më vjen keq për ty! Familja ime më ka edukuar ndryshe ! Ciao”, i shkruan Elhaida. Të shumtë kanë qenë ndjekësit e tjerë që e kanë mbështetur këngëtaren, duke thënë se ka punuar fort për të realizuar ë realizuar ëndrrat, shkruan Panorama Plus.

Elhaida-Dani-3

Më pas në një tjetër postim publik, Elhaida ka bërë thirrje që ta shohim jetën nga një tjetër perspektivë, nga lentet e asaj që “femrat nuk kanë nevojë për mashkullin me lekë”.