Prisni pak! A mos ndoshta Mateus Frroku dhe Anxhela Peristeri kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin?
“Muza ime” titullohet kënga më e re e Mateus Frrokut me këngëtaren e njohur Anxhela Peristeri. Këngëtarët kanë bashkëpunuar për të sjellë një projekt muzikor ritmik, të cilin presin ta kthejnë në hit-in e këtij viti.
“Muza ime” është një këngë dashurie me muzikë të Kledi Bahitit, ndërsa për tekstin vetë Anxhela Peristeri ka bashkëpunuar me Fifin. Klipi muzikor i mbushur me të rinj është xhiruar në disa prej vendeve më të bukura të Tiranës, ndërkohë që bie në sy pasioni mes Mateus dhe Anxhelës.
Kënga është një dedikim për dashurinë e vërtetë, nëse u referohemi vargjeve ku Mateus i drejtohet Anxhelës: “A e din ti drita jem? Sa vuj unë ty të t’kem, A e di për mu sa vlen? E si unë tjetër s’gjen”. Ndërsa Anxhela ia kthen: “S’kam dasht me ta tregu, ça m’bën kjo zemra jem, A e din sa t’kam kërku? E tjetër nuk du t’kem”.
Në refrenin e këngës ata këndojnë bashkë të njëjtat vargje, ndërsa shprehen: ”Do ta them unë ty sa herë, Sa herë malli mu më merr, Bëhu kënga ime-e, Se ti je muza jem, Zemrën ti ma shkrive, Se t’kom dashni përjetë”. Për linçimin e këngës, Mateus ndau me ndjekësit një foto në makinë me Anxhelën, ku duken të dy shumë në formë pas betejës që fituan me kilet e humbura.
Po cili ka qenë statusi shpirtëror i secilit para se të bëheshin çift në këtë këngë pasioni? Kujtojmë që këngëtari i njohur pak kohë më parë deklaroi publikisht ndarjen nga e fejuara, me të cilën pati një lidhje 9-vjeçare.
Lajmin e dha vetë në fund të vitit 2018, madje në prag festash, duke e deklaruar veten beqar. Çifti ishte lidhur prej gati një dekade dhe vetëm para dy vitesh u fejuan në një ceremoni zyrtare.
Ndërsa Anxhela Peristeri vitin e kaluar u përfol për një fejesë të mundshme, po në fund të vitit. Këngëtarja nuk përmendi kurrë një emër, por gjatë një interviste televizive, iu përgjigj thashethemeve me deklaratën se: ”Nuk është turp të dashurosh”.
E pyetur nga Rudina Magjistari se nëse janë të vërteta thashethemet për fejesën e saj, këngëtarja u përgjigj: “Unë kam 4 vjet me unazë në gisht, ato janë lajm kot, po të shohësh fotot e mia e kam unazën ndër vite. Nuk kam marrë propozim deri tani”, u shpreh Anxhela. Këngëtarja e mbylli bisedën, duke thënë: “Kur të kem diçka konkrete do jem e para që do e them se nuk është turp të dashurosh!”.
Le të shohim nëse Anxhela dhe Mateus do të jenë çifti i radhës në shoëbiz, që do të bëhen partnerë në muzikë dhe në jetë. Në foton që Mateus ka postuar me Anxhelën ai i dhuron një trëndafil të kuq me dedikimin “Drita jem”. Nuk mungojnë komentet, ku mes tyre ka nga ata që u thonë: “Të trashëgoheni!”./Panorama Plus