Olsi Bylyku flet për të dashurën: Mjaftojnë fotot që dolën, ajo nuk dëshiron të prononcohet
Pak ditë më parë “Panorama Plus” publikoi disa fotografi të aktorit të njohur të humorit, Olsi Bylyku gjatë premierës së filmit “2 gisht mjaltë” me partneren e tij. Pas publikimi të këtyre fotove, Olsi foli për herë të parë rreth lidhjes dhe u shpreh se vajza nuk dëshironte që të prononcohej.
“Për momentin mjaftojnë fotot që kanë qarkulluar, pasi nuk kam dëshirë që të jap informacion më të detajuar, për aq kohë sa vajza në fjalë nuk do që të prononcohet”, tha aktori i humorit, duke lënë të kuptohet se nuk do t’i shohim më. Por mesa duket ata kanë vendosur që të mos fshihen më nga mediat dhe publiku. Ka qenë vetë Olsi i cili ditën e sotme ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet së bashku me të dashurën./Panorama Plus