PAPARAZZI/ Egla Harxhi në Tiranë, jeta larg luksit në krah të Princit të Libofshës
Pak javë më parë ish-Miss Albania, Egla Harxhi rrëfeu në ekran detaje nga mëmësia me djalin Luxifer, dhe jetën në Paris me partnerin francez , fotografin më famë botërore Jarl de Basserville.
Ndërkohë gjatë qëndrimit në Tiranë paparazzi I revistës “Story” ka fotografuar çiftin në zonën e ish-Bllokut.
Ajo shfaqet shumë në formë dhe elegante, edhe pse shihet duke shijuar në maksimum një sufllaqe.
Duket se në krah të Princit të vetëshpallur të Libofshës, Egla bën një jetë të thjeshtë e larg luksit, duke shijuar pa asnjë kompleks ushqimin fastfood në mes të Tiranës.
Egla Harxhi dhe partneri i saj u kthyen në Shqipëri kësaj here bashkë me djalin, që erdhi në jetë pak kohë më parë. /Story.al