Ndërron jetë artisti me famë botërore, reperi shqiptar i prekur nga lajmi për mikun e tij
Reperi me famë botërore, Nipsey Hussle është qëlluar ditën e djeshme. Mediat e huaja raportojnë se ai është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar. Personazhe të njohur në mbarë botën kanë reaguar menjëherë pas lajmit duke i kushtuar homazhe. Një ndër ta ishte edhe reperi shqiptar, Gashi, i cili ka bërë një postim prekës për Nipsey.
Këngëtari ka publikuar në ‘Instagram’ një foto me artistin dhe ka treguar se ai ka qenë ndër të parët që ka besuar tek talenti i tij. “Ti ishe reperi i parë që bëre një bashkëpunim me mua. Më bëre të kuptoj se dhe unë mund ta bëj këtë punë. Ti ishe shumë i fortë dhe një nga reperët më të mirë. Do të na mungosh përgjithmonë”, – ka shkruar Gashi në ‘Instagram’.
Nipsey Hussle ndërroi jetë në moshën 33-vjeçare dhe ishte baba i dy vajzave. /revistawho.com