Horoskopi i datës 1 prill 2019 nga Susan Miller

Dashi
Mërkuri dhe Neptuni ju favorizojnë dhe idetë do t’ju rrjedhin si lumë ditën e sotme. Financat dhe aspekti sentimental janë të kënaqshme, por kjo nuk do të thotë të ulni vigjilencën.

Demi
Bashkëpunimi me një mik të vjetër dhe propozimi i një ideje të re është fokusi i ditës së sotme. Përfitoni nga mundësia dhe flisni hapur në mënyrë që të dini çfarë doni.

Binjakët
Besimi është shtylla e çdo raporti. Nëse ndjeni pasiguri, flisni hapur me partnerin dhe mos mbani mllëfe të fshehura. Dita e sotme nuk do të jetë e qetë, ndaj përpiquni për më mirë.

Gaforrja
Një situatë e pakëndshme do t’ju provojë durimin. Qëndroni të qetë dhe me këmbë në tokë. Sa më pak impulsiv të jetë reagimi, aq më tepër do të vlerësoheni për maturinë.

Luani
Komunikimi do të jetë në lartësinë e duhur; biznesi, financat dhe marrëdhëniet sociale do të jenë të shkëlqyera. Prilli është padyshim muaji juaj!

Virgjëresha
Sot është dita kur ju merrni ato që keni dhënë. Vlerësime, dashuri dhe shumë përkushtim, është shpërblimi juaj, ndaj bëhuni gati për surpriza shumë të këndshme.

Peshorja
Besojini intuitës dhe procesit të njohjes së personave të tjerë. Jeni fokusuar vetëm te mirësia e njërëzve dhe jo te pjesa negative. Vigjilenca është arma më e mirë.

Akrepi
Falë Mërkurit dhe Neptunit, aspekti sentimental do të jetë i përkryer. Njohje të reja dhe forcimi i dashurive të vjetra do e bëjnë ditën e sotme më romantiken e muajit.

Shigjetari
Një problem familjar do t’ju afrojë më tepër me prindërit. Fryma familjare ju ka munguar, ndaj do të jeni një suport i dashur dhe efikas për të afërmit tuaj.

Bricjapi
Shprehni atë që ndjeni, sepse Mërkuri ju ka përzemër! Planeti i komunikimit ju ndihmon të jeni më i qartë dhe aspak i turpshëm kur bëhet fjalë për të marrë atë që kërkoni.

Ujori
Do të kuptoni vlerat e vetes dhe të projekteve që keni në dorë. Investoni kreativitetin dhe kohën tuaj, pasi do të arrini të shpërbleheni maksimalisht.

Peshqit
Shqyrtoni të gjitha mundësitë para se të merrni një vendim. E ardhmja juaj nuk mund të konsiderohet si një mendim i çastit, ndaj mendohuni gjatë për atë që mund të bëjë diferencën.