“Shteti ka ikur për lesh, më morën makinën dhe tani do më…”, Endri Prifti tregon ç’i ndodhi pas mesnate

 

Këngëtari i njohur, Endri Prifti, ka zbuluar nëpërmjet një video-live në “Facebook”, një ngjarje aspak të këndshme që i ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas këngëtarit, teksa kthehej në shtëpi pas koncertit, mbi 30 forca policie e kanë ndaluar në rrugë dhe i kanë kërkuar të bëjë testin e alkoolit. Këngëtari shprehet se policia i ka thënë se kishte konsumuar alkool. Si pasojë, policia i ka marrë Endit makinën dhe e kanë çuar në Vaqarr tek konfiskimi i makinave. I revoltuar, këngëtari shton se ky veprim i policisë është i padrejtë. “Shteti ka ikur për lesh, këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10214483580867428&id=1356965463
Kur këndoj unë, kur pi publiku do pi dhe unë se s’ bën. Na trembën, sikur kisha vrarë ndonjë njeri. Ja i respektoja njëçikë unë këta po tani ma shpifën fare, nuk shikojnë se ç’ bëhet me qeverinë po merren me mua.
Kam bërë festat e shefave të këtyre pa lek për nder për gjëra po ku të pyesin këta. Sot bënin sikur nuk më njohin, herët e tjera sa herë më shikonin pam 20-çën unë në xhep. Sot ishin çetë e madhe’ tregon mes të tjerash gjatë videos live në Facebook, Endri, shkruan Panorama Plus.
“Kësaj i thonë të të heqin edhe gjithë lumturinë që ke kaluar mbas një koncerti të mrekullushem, të ti ndrydhin ndjenjat, emocionet, mundin, djersën, dinjitetin, te gjitha .Terror, turp i zotit!”, dëgjohet të thotë Endrri në videon e publikuar në “Facebook”.