“Kam rënë në dashuri”, Rike Roçi poston foton e një mashkulli por pendohet menjëherë
Ish-banorja e “Big Brother”, Rike Roçi është shpesh në qendër të vëmendjes së fansave e mediave rozë.
Ajo së fundmi ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”. Fansat kanë qenë kuriozë të dinë se sa la zgjatur lidhja e saj me reperin e njohur, Noizy.
Dyshimet se dyshja janë në një lidhje, erdhën pas komenteve pikante që shkëmbenin dhe fotot ku kishin pozuar bashkë. Por një gjë të tillë ata e kanë mohuar.
Vetë Rikja tregoi se nuk ka asgjë tjetër përpos shoqërisë me reperin: “Ehaa kam thënë disa herë që kurrë s’kemi qenë të lidhur, u bë vite me këtë histori, boll. Vetëm shoqëri”.
Me këtë përgjigje që dha, Rikja zbuloi se ishte lodhur me këtë thashethem e se tani kërkon që të mos flitet më për të.
Më pas ajo bën një tjetër postim, ku publikon foton e një mashkulli. “Eh po, kam rënë në dashuri”, shkruan ajo në foton ku shfaqet presidenti i lëvizjes “5 Stelle” në Itali, Luigi di Maio, i cili është fiksimi i bukuroshes shqiptare.
Por këtë postim, ish-banorja e “Big Brother” e fshiu menjëherë dhe nuk e dimë pse.