Horoskopi i datës 31 mars 2019 nga Susan Miller
Dashi
Rikthehuni në lojë dhe tregoni ngjyrat e vërteta të personalitetit tuaj. Nëse rrini në hije askush nuk do të vërejë kreativitetin tuaj. Keni shumë për t’i dhënë botës.
Demi
Sot mos bëni asnjë shpenzim! Uljet sezonale që mund t’ju joshin, ose një investim më i madh, nuk janë aspak zgjedhja e duhur. Sot qëndroni në kufirin e shpenzimeve minimale.
Binjakët
Synimet vetjake mund të arrihen me përpjekjet tuaja. Rruga e shkurtër nuk është kurrë e duhura nëse dëshironi të realizoni diçka mbresëlënësë. Punoni më fort për rezultatet.
Gaforrja
Një person i cili po sakrifikon gjithçka për vëmendjen tuaj ka filluar t’ju pëlqejë. Mos u ndjeni superiorë, por kuptojini ndjenjat e personit në fjalë. Situata është shumë delikate.
Luani
Egoja juaj është shumë e fortë dhe transmetohet edhe te personat ku nuk duhet të jetë prezente. Kini kujdes me ato që thoni dhe veprimet që bëni, pasi jo çdokush është tolerant.
Virgjëresha
Mos i ngatërroni ujërat, pasi nuk është aspak momenti. Relaksohuni dhe mendoni kthjellët. Pasi të reflektoni do ta kuptoni se jo çdo mendim impulsiv duhet të kthehet në veprim.
Peshorja
Filloni të jetoni për veten dhe mos lejoni të tjerët të marrin në dorë frenat e jetës suaj. Njerëzit përreth do të kënaqen më shumë nëse do t’ju shohin në veprim në rolin e vetvetes.
Akrepi
Një blerje jo e zgjuar do të jetë më e dëmshmë se e prisnit. Gjithashtu një shoqëri do të thellohet shumë, ndaj bëni mirë të qartësoni qëllimet tuaja karshi personit tjetër.
Shigjetari
Askush nuk flet keq për një person që e keni përzemër! Sot, në ambientin e punës do të përfshiheni në një grindje, ku do të theksoni pozicionin tuaj dhe të personit që admironi.
Bricjapi
Bëni durim dhe mos u frustroni nëse nuk ju ecin planet si duhet! Nëse stresoheni jo vetëm që nuk do të merrni një zgjidhje, por do e përkeqësoni edhe më tepër situatën.
Ujori
Superoni veten sot, mos i thoni “Jo!” asnjë takimi, nëse mendoni se koha ju kufizon. Do të keni kohë më shumë se të gjitha ditët e tjera, ndaj bëni diçka ndryshe.
Peshqit
Një prej zakoneve më toksike që keni është fajësimi i të tjerëve për veprimet tuaja. Sot do të tentoni ta bëni sërish dhe nuk do të rezultojë me sukses. Merrni përgjegjësi për veprimet tuaja.