Flaka Krelani flet për periudhën më të errët të jetës: Shëndeti e vetmja gjë e rëndësishme në jetë!
Të gjithë ndjekësit e Flaka Krelanit në ‘Instagram’ e kanë vënë re që këngëtarja shqiptare ka pësuar shumë ndryshime fizike kohët e fundit. Duket se palestra është kthyer në hobin e saj dhe shëndeti në prioritet, këto për shkak të problemeve që ajo ka kaluar. Ditën e sotme, ajo ka bërë një rrëfim të sinqertë në rrjete sociale, në lidhje me periudhën e errët të jetës së saj. “Fundi i vitit 2018 dhe fillimi i vitit 2019 ka qenë i vështirë për mua fizikisht dhe mendërisht.
Arsyeja që po shprehem kaq shumë, është sepse secili prej nesh ka vështirësi të cilat janë normale, zhgënjimet gjithashtu janë normale, si mungesa e motivimit, nuk është fundi i botës apo gjëra të tjera që na bëjnë të ndihemi keq. Do të doja të gjitha të ishin si ilaçe që të mund t’i konsumoja çdo ditë, sepse më ndihmojnë të arrij gjithçka që dua në jetë. Ajo që jemi, është ajo për të cilën jemi të gatshëm të luftojmë. Kthejeni veten në prioritet dhe mos e ktheni “problemin” në problem, sepse ai nuk ekziston. Shëndeti është e vetmja gjë e rëndësishme në jetë!”, ka shkruar këngëtarja. Ajo ka marrë menjëherë një mbështetje shumë të madhe nga fansat dhe guximi i saj është përgëzuar nga të gjithë, shkruan Who.