Pas largimit nga puna duke qarë, Kejvina Kthella udhëton nga Italia për filmin e Elvana Gjatës

Ditë më parë u përhap lajmi se velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella do të largohej nga emisioni në mes të sezonit. Fillimisht largimin e Kejvinës e vërtetoi edhe video promo e puntatës së të shtunës, ku ajo shihej duke qarë në videon e publikuar nga Ermali në Instagram.

Kejvina-Kthella-2

Duke u shprehur se mori vendimin për t’u larguar për shkak të projekteve q e presin në Itali, Kejvina ka udhëtuar sërish drejt Tiranës për premierën e filmit te Ermal Mamaqit, “Dy gisht mjaltë”. Fotografi i revistës “Story” e ka fotografuar gjatë ceremonies ne kinema, ku Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata treguan si u bënë bashkë në një film, ky si dy miq përfunduan në altar. E veshur me një kostum në ngjyrën pink, Kejvina dukej shumë në formë./Story.al