Pasi degjeneroi publikisht vajzat shqiptare, Albi Nako zbulon për kë e kishte fjalën

Ditën e sotme ka mjaftuar një status që Albi Nako të “rrëmbejë” vëmendjen e të gjitha mediave shqiptare. Koreografi i njohur ka shkruar në ‘Instagram’ një status, që dukej se ishte thumbim për vajzat shqiptare. “Nëpër vendbanimet tona nuk ka librari e biblioteka, por në çdo lagje ka nga një palestër për mirëmbajtjen e trupit, sepse te ne nuk është e turpshme të jesh ‘trutrashë’, por ‘truptrashë’: vashat tona nuk e vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e xhipit dhe nga togza e rripit”, shkruante Albi në postimin e tij.

Albi-Nako-2

Duke qenë se ky status shkaktoi reagime të shumta, revista ‘Class’ ka kontaktuar koreografin për të shpjeguar se çfarë ka dashur të thotë. Albi është shprehur se fatkeqësisht ky është realiteti shqiptar, por nuk e ka pasur me dashakeqësi për etiketimin e vajzave shqiptare, por vetëm për një kategori prej tyre. Albi Nako bëhet shpeshherë pjesë e mediave për deklarata të tilla të guximshme apo për jetën e tij private, shkruan Who.