Marina feston ditëlindjen, Eli Fara rrëfen ‘takimin’ e parë me vajzën e saj: Mu ngroh i gjithë trupi

Eli Fara dhe vajza e saj, Marina, kanë një marrëdhenie shumë të ngushtë dhe këtë e kanë vërtetuar shpesh herë. Të dyja janë tepër aktive në ‘Instagram’, ku publikojnë shpesh foto bashkë dhe në komente, e quajnë njëra-tjetrën ‘motra’. Data 27 është një ditë e rëndësishme për këngëtaren shqiptare dhe vajzën e saj, pasi është ditëlindja e Marinës. Sigurisht, Eli ka qenë e para që e ka uruar publikisht, sapo ora ka shënuar 00.00 mbrëmjen e djeshme.

View this post on Instagram

Ne dt 26 mars te vitit qe u linde ti Jeta ime, ndodhesha ne maternitetin e Korçes,vizitat e njerezve te aferm kishin mbaruar dhe une rrija shtrire ne krevatin e nje dhome qe e ndaja me nje tjeter zonje qe priste te sillte ne jete femijen e saj , ne oren 20:30 ndjeva dhimbjet e para te lindjes.. u gezova qe me ne fund do te shihja fytyren tende.. u tremba sepse asnje njeri I afert nuk ndodhej prane meje.. dhimbjet sa vinin e beheshin me te forta, fillova te ulerija.. ngrita spitalin ne kembe, mjeku qe ishte roje ate nate me thoshte hajde merrja nje kenge ! (Per shaka)ne momentin e fundit me treguan qe lindja ishte e veshtire sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rendesi, sido qe te ishte ti do dilje prej meje.. dhe ndodhi rreth ores 2:30 te dt 27 mars,me nje goxha prerje, mu erren syte, gjysem e vetedijshme degjova doli..vajze ❤️ prita e prita duke mu dridhur kembet derisa te me qepnin.. ne mengjes kur te mora ne krahe harrova çdo gje ..ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithe trupi, shpirti, Zemra , Edhe 💯 Marina ime!🎈🎈🎈.

A post shared by Eli Fara (@elifaramari) on

“Në datën 26 mars të vitit që u linde ti jeta ime, ndodhesha në maternitetin e Korçës. Vizitat e njerëzve të afërm kishin mbaruar dhe unë rrija shtrirë në krevatin e një dhome që e ndaja me një tjetër zonjë që priste të sillte në jetë fëmijën e saj. Në orën 20:30 ndjeva dhimbjet e para të lindjes. U gëzova që më në fund do të shihja fytyrën tënde, u tremba sepse nuk kisha asnjë njeri të afërt pranë meje. Dhimbjet sa vinin e bëheshin më të forta, fillova të ulërija, ngrita spitalin në këmbë. Mjeku që ishte roje atë natë më thoshte: hajde merrja një këngë (për shaka).

Eli-Fara-2

Në momentin e fundit më treguan se lindja ishte e vështirë, sepse pozicioni jot ishte mbrapsht. Nuk i vura rëndësi, sido që të ishte ti do dilje prej meje. Ndodhi rreth orës 2:30, të datës 27 mars, me një goxha prerje. Mu errën sytë, gjysmë e vetëdijshme dëgjova: doli… vajzë. Prita e prita duke mu dridhur këmbët, derisa të më qepnin. Në mëngjes kur të mora në krah harrova çdo gjë, ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithë trupi, shpirti, zemra”, ka shkruar Eli. Ky urim ka prekur të gjithë ndjekësit e këngëtares dhe kolegët e saj, të cilët nuk i kanë kursyer komentet pozitive./revistawho.com