Horoskopi i datës 27 mars 2019 nga Susan Miller

Dashi
Jo gjithçka që shkëlqen është ar! Shikoni me kujdes çdo detaj dhe mos bini pre e ndjesive, pa logjikuar më parë. Një kontratë e re pune mund t’ju intrigojë, por duhet të jeni vigjilentë për çdo rast.

Demi
Synoni të arrini majat dhe dita e sotme do të jetë një shtysë e fuqishme. Përqëndroni fuqitë tuaja në realizimin e ëndrrave, sepse shumë shpejt do t’ja dilni. Mos harroni edhe aspektin sentimental.

Binjakët
Me Mërkurin në retrogradë do ta keni shumë të lehtë shpërqëndrimin. Bëni kujdes, veçanërisht në mbledhjet e punës, mundohuni të jeni të vëmendshëm dhe të mos e humbisni toruan.

Gaforrja
Një udhëtim i shumëpritur do të anullohet. Mos u stresoni dhe mos e lejoni veten të konfuzoheni. Gjithçka do të zgjidhet. Aspekti financiar është i kënaqshëm, ndaj mund të planifikoni menjëherë diçka tjetër.

Luani
Bëni kujdes në ndërmarrjen e hapave të mëdhenj. Relaksohuni dhe mendoni për çdo mundësi që mund t’ju serviret. Karriera juaj është duke përjetuar ditët më të mira, ndaj mos e lini momentin të ikë!

Virgjëresha
Një eveniment artistik do t’ju bëjë shumë kreativë. Inspirimin e gjeni vetëm pranë artit dhe falë kuriozitetit tuaj sot do të fitoni shumë informacione të reja. Përpiquni të kënaqeni dhe ta ushqeni sa më shumë mendjen tuaj.

Peshorja
Shumë gjëra janë duke ndryshuar në jetën tuaj. Çdo aspekt do të rigjenerohet, ndaj filloni të bëni një klasifikim të gjërave që vërtet kanë rëndësi dhe duhet t’i mbani në jetën tuaj.

Akrepi
Me Mërkurin në retrogradë komunikimi me njerëzit do të jetë një sfidë shumë e madhe. Asnjë bisedë nuk do t’ju kënaqë dhe nuk do të arrini të argëtoheni si do të dëshironit.

Shigjetari
Një program i ri do t’ju ndryshojë rutinën dhe do të ndiheni më të shëndetshëm dhe të plotësuar. Përpiquni ta alternoni edhe me kënaqësi të tjera, një darkë me miq të vjetër ose një piknik.

Bricjapi
Keni përzemër një ide kreative, por nuk po gjeni momentin e volitshëm për ta shprehur. Sot është dita, ndaj merrni guximin! Të gjithë do ta pëlqejnë dhe do të merrni vetëm kritika pozitive.

Ujori
Familja do të jetë një shtysë e fuqishme për ju. Me Mërkurin në retrogradë bëni kujdes, sidomos në aspektin financiar. Mund të konfuzoheni dhe të keni sinjale të gabuara, ndaj analizoni situatën.

Peshqit
Interpretimi i gabuar ju ka sjellë gjithmonë probleme, ndaj bëni kujdes! Dëgjoni çdo bisedë me vëmendje dhe mos dilni në konkluzione të gabuara. Financat do të jenë të kënaqshme, por merrni parasysh rreziqet.