Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, kush janë 3 të arrestuarit

Gati nje jave nga ekzekutimi i Jurgen Kurtit, prane baneses se tij ne Tirane, policia ka vene ne pranga tre persona, te dyshuar si bashkepunetore dhe ka shpallur ne kerkim nje tjeter. Polica ben me dije se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur me datë 18 mars 2019, në rrugën “Zef Jubani”, ku Kurti u qellua me arme.“Panorama” raporton se ne pranga, jane vene shtetasit Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë; Alesio Berberi 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.
“Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim”- njofton policia.

Jurgen-2

Njoftimi i plotë
Sekuestrohen një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro e lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.
Pas një pune të mirë organizuar nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri shtetasi, J.K., 26 vjeç, është arritur të bëhet dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku janë ndaluar/arrestuar shtetasit:

– E. L., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;
– A. B., 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier;
-O. Q., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.
Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim.

Policia gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarje.

Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera pasi cënojnë hetimin.
Materialet ju dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”./Gazeta Panorama