Arbana Osmani bind Xhemi Shehun për arratisje e larg Tiranës

Ditët e ngrohta të pranverës u kanë dhënë mundësinë të gjithëve të kalojnë disa orë më shumë në natyrë, larg stresit dhe punëve të përditshme. Të njëjtën gjë kanë zgjedhur të bëjnë ditën e sotme dy moderatoret e njohura, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu.

Arbana-Osmani-2

Ashtu si çdo herë tjetër edhe këtë ditë ato të dyja kanë vendosur ta kalojnë bashkë, në një vend që duket se është larg Tiranës. Megjithatë Arbana ka zbuluar se ka qenë ajo shtysa për të kaluar këtë ditë ndryshe bashkë, sepse Xhemi mesa duket është dembelja e grupit. Në një fotografi që Arbana ka publikuar në ‘Instagram’, të dyja moderatoret shfaqen të veshura sportive dhe duket se e kanë shijuar shumë shëtitjen në natyrë. Sipas studimeve ‘hiking’ është një sport që duhet praktikuar në shoqërinë e të tjerëve dhe ka shumë përfitime për trupin, zemrën dhe trurin. Sipas kësaj mund të themi se Xhemi dhe Arbana kanë gjetur shoqërinë e duhur, sepse të dyja janë mike shumë të mirë me njëra-tjetrën prej vitesh, shkruan Who.