‘Djemtë janë të padobishëm derisa të bëhen 33 vjeç, Jennifer Lopez këshillon femrat
Pas 2 vitesh lidhje, Jennifer Lopez ka shpallur fejesën e saj me Alex Rodriguez vetëm pak ditë më parë. Mirëpo, së fundmi Lopez ka zbuluar disa këshilla që ka mësuar nga eksperienca e saj për takimet dhe lidhjet e dashurisë. Sipas DailyMail, në një video, 48-vjeçarja i tregon një gruaje me emrin Brook Ansley se çfarë duhet të shikohet në një lidhje. Ndër të tjera, Jennifer shtoi se djemtë, derisa të bëhen 33-vjeç janë me të vërtetë të padobishëm.