Marsela Çibukaj feston 35-vjetorin, festa nis në Itali dhe përfundon në Shqipëri
Marslea Çibukaj feston sot 35-vjetorin e lindjes. Në ditën speciale për të, këngëtarja ka zgjedhur që të ndajë pak momente me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Për të gëzuar familjarët dhe të gjithë njerëzit e rëndësishëm për të, Marsela ka gjetur mënyrën për të qenë e pranishme në çdo vend. Duke qenë se familja e saj jeton në Itali, dreka e përvjetorit të 35-të e ka gjetur pikërisht pranë tyre.
Me tortën përpara dhe me familjarët krah saj, këngëtarja tregon emocionet e para që ka përjetuar. Krahas fotos ajo shkruan: “Dreka me familjen në Romë, pastaj aeroplan, pastaj në darkë shoqnia në Tiranë”. Siç edhe mund të kuptohet, festimet për Marselën sapo kanë nisur dhe surprizat priten të shtohen gjatë ditës, shkruan Who.