A ka kryer operacione plastike? Nevina Shtylla u jep fund njëherë e mirë dyshimeve

Vajzat e njohura të ekranit shpesh bien pre e paragjykimeve për pamjen e tyre të jashtme. Tashmë duket se është krijuar një lloj ideje se të gjitha kryejnë ndërhyrje estetike për t’u shfaqur sa më perfekte në sytë e publikut. Prandaj të gjithë janë kuriozë të dinë nëse kanë kryer në të vërtetë ndërhyrje të tilla apo janë thjesht natyrale. Një pyetje e tillë i është drejtuar së fundmi moderatores simpatike, Nevina Shtylla nga njëri prej ndjekësve të saj të ‘Instagram-it’.

Nevina-Shtylla-3

“A ju akuzojnë për operacione plastike? (personalisht mendoj që duket që s’keni)”, – ka pyetur dikush. Nevina është treguar shumë e sinqertë dhe nëpërmjet përgjigjes së saj ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që paragjykojnë vajzat me operacione plastike.

“Duke qenë se punoj në televizion automatikisht bëhem pre e shumë paragjykimeve e stereotipeve. Kështu që po, madje njëkohësisht për hundën, buzët e nuk e kujtoj dhe çfarë tjetër. Duhet të dini se po flisni me një njeri që qan me të madhe kur i duhet të bëj një gjilpërë. Sidoqoftë nuk jam kundra nëse shërbejnë për të ndihmuar dikë të ndihet më mirë me veten. Mbetet zgjedhje personale. Jetoni jetën tuaj. Mos gjykoni”, – është përgjigjur moderatorja.

Nevina-Shtylla-2

Kujtojmë se aktualisht Nevina drejton emisionin “E Diell” në “Top Channel” me Edi Manushin dhe Fjoralba Ponarin. /reevistawho.com