Ka qenë nusja më e bukur në sfilata, Agnesa Vuthaj zbulon kur do e veshë vërtet fustanin e bardhë
Agnesa Vuthaj ishte e ftuara e radhës në emisionin “Rudina” pasditen e sotme. Modelja shqiptare ka rrëfyer shumëçka mbi karrierën dhe jetën jashtë profesionit. Agnesa është një ndër personazhet më pak të diskutuar në mediat rozë për jetën e saj private, ndaj të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë ndodh me të. Duke qenë se Agnesa ka pozuar shpesh me fustane të bardhë, Rudina e pyeti se kur do ta bëjë realitet edhe në jetën e saj.
“Kam bërë shumë foto me fustane nusërie, sa kam filluar ta humb atë kuptimin e vërtetë që kanë vajzat për fustanin e bardhë. Kur je modele se ke më aq shumë të rëndësishme”, – ka thënë Agnesa. Më pas ajo është shprehur se përsa i përket jetës private nuk ka një datë kur do bëhet nuse, por do të presë se çfarë do të sjellë fati. Agnesa ka treguar se është më e vogla në familjen e saj dhe se ka 12 nipër dhe mbesa. /revistawho.com