Prindërit e Gashit s’duan të dinë për famën e të birit, e detyrojnë të flasë me gjithë fisin

Pavarësisht se ndodhet në Amerikë, Gashi, vazhdon të ndjekë ‘traditat’ e familjeve shqiptare. Së fundmi, ai ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku shfaqet me telefon në vesh dhe me një fytyrë jo shumë të gëzuar.

Gashi-2

“Kur prindërit e tu shqiptarë të nxjerrin në telefon pjesëtarë të ndryshëm të fisit”, ka shkruar reperi, duke zbuluar kështu se dhe ai ka problemet e zakonshme të fëmijëve në familjet shqiptare, si të gjithë ne. Postimi ka marrë shumë komente, më së shumti nga fansat e tij shqiptarë. Kujtojmë që Gashi dhe prindërit e tij patën një ‘zënkë’ për shkak të një videoje ku reperi shfaqej me një vajzë, sipas Who.