Florjan Binaj shfaqet i revoltuar: Nuk di çfarë të them, jam pa fjalë
Florjan Binaj është një nga aktorët më të dashur të ‘Portokalli-së’. Përveç se na shoqëron çdo të dielë mbrëma me humorin e tij, ai publikon shpesh video dhe foto në ‘Instagram’, ku ndan problemet që na prekin të gjithëve.
Bashkangjitur me videon e publikuar afër qendrës spitalore ‘Nënë Tereza’, Binaj ka shkruar: “Këto pamje janë bërë në mes të Tiranës, afër qendrës spitalore ‘Nënë Tereza’. Është e tmerrshme që qeveritë, ministritë dhe të gjitha pushtetet lejojnë një vrasje të tillë të shëndetit tonë, duke rritur numrin e rasteve me kancer vit pas viti edhe tek moshat e reja. Personalisht kam miq që i vuajnë këto pasoja që sot, të tjerë nuk ia dolën dot, nesër mund ta kem radhën unë ose dikush tjetër nëse nuk ndalon kjo çmenduri që më shumë se kushdo prek shëndetin e brishtë të të gjithë fëmijëve. Nuk di ç’të them më, jam pa fjalë”.
Aktori ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me sëmundjet që krijohen nga ndotja e madhe e ambientit dhe ka dashur të bëjë thirrje të gjithëve ta ndryshojnë këtë situate.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që Flori ndan me të gjithë, shqetësimet që ai has gjatë përditshmërisë, duke dhënë kështu një shuplakë publike ndaj realitetit shqiptar./revistawho.com