Horoskopi i datës 18 mars 2019 nga Susan Miller

Dashi
Ju jeni në humor për dashuri! Sot, hëna do të jetë në sektorin tuaj të romancës në një kënd të mrekullueshëm me Jupiterin, planetin e zgjerimit dhe fatit. Nëse je i vetëm, ka potencial që të takosh dikë. Ju mund ta takoni këtë person duke udhëtuar jashtë shtetit, duke marrë pjesë në një leksion në universitet, ose ndoshta gjatë një aktiviteti rikreativ ose sportiv.

Demi
Ju mund të merrni lajmet që prisni për një çështje financiare familjare. Mund të jetë gjithashtu një përgjigje për një aplikim për hipotekë nëse shpresoni të blini një shtëpi. Një mundësi tjetër është që ju të mbyllni një pronë sot ose të zhvendoseni në një vend të ri.

Binjakët
Nëse jeni duke nënshkruar një kontratë ose duke bërë ndonjë lloj marrëveshjeje ligjore, ju jeni me fat. Do të keni mundësi të merrni gjithçka që dëshironi më shumë nga sa do të negocioni. Të gjithë personat me të cilët do të komunikoni sot kanë shumë integritet, ndaj mund të ndiheni të lehtësuar duke e ditur se do të bëjnë gjënë e duhur për ju.

Gaforrja
Një caktim fitimprurës mund të vijë në rrugën tuaj, dhe do të plotësojë kërkesat tuaja. Ju në thelb do të keni kontrollin tuaj në këtë punë dhe, më së miri nga të gjitha, ka gjasa të çojë në mundësi më të mëdha pune. Sa më shumë që shfrytëzoni talentet tuaja krijuese, aq më e lehtë do të jetë ndjenja e një përmbushjeje në punë.

Luani
Dashuria është në ajër! Sot, Hëna në Luan do të jetë në një kënd të mrekullueshëm me Jupiterin, planetin e bekimeve, tani në sektorin tuaj të romancës. Kjo lidhje do t’ju bëjë të ndiheni më të fortë emocionalisht me të dashurën/in tuaj. Ju mund të shprehni lehtë ndjenjat, pasi ka një bollëk kënaqësie, përkrahjeje dhe mirësie mes jush dhe dikujt të veçantë.

Virgjëresha
Koha e shpenzimit vetëm në shtëpi do t’ju ndihmojë të ndiheni të përqendruar dhe në paqe sot. Nëse është e mundur, dilni disa orë para ose pas punës për të medituar, shkruani në një revistë ose pushoni në shtëpi. Ju gjithashtu mund të keni një ndjenjë të madhe lumturie duke kaluar kohë me një të afërm.

Peshorja
Një angazhim publik do të jetë jashtëzakonisht i pëlqyeshëm sot. Nëse keni përgatitur një prezantim për një audiencë, dijeni se personaliteti juaj do të jetë më i shkëlqyeshëm se zakonisht. Ju do të merrni të gjithë vëmendjen dhe do të doni të flisni për temën tuaj. Ti po shkëlqen si një yll, Peshore!

Akrepi
Ju mund të merrni vëmendje në karrierën tuaj sot. Shefi ose një person tjetër i rëndësishëm mund të vërejë përpjekjet tuaja krijuese dhe aftësinë e udhëheqjes. Ai ose ajo mund të vendosë edhe t’ju shpërblejë, ndoshta me një ngritje në detyrë. Në një mënyrë ose në tjetrën, do të ndiheni më të çmuar për kontributin tuaj.

Shigjetari
Ju mund të keni një mundësi për të përhapur mesazhin tuaj përmes një reklamimi, botimi ose transmetim. Mësuesi brenda jush është stimuluar dhe doni të ndani mençurinë tuaj me të tjerët. Për fat të mirë, mund të keni një shans për ta bërë këtë në një shkallë shumë më të gjerë sesa keni parashikuar.

Bricjapi
Besimi që keni në të mirën e njerëzve do t’ju shërbejë sot. Mund të përfitoni nga mirësia e dikujt dhe mund të ndodhë në mënyrë anonime. Ky person mund të vërë një fjalë të mirë për ju, për t’ju ndihmuar të përparoni nga qëllimet tuaja. Një mundësi tjetër është që ky person mund t’ju ndihmojë financiarisht.

Ujori
Partneri juaj do të jetë jashtëzakonisht mbështetës për ju dhe aspiratat tuaja sot, gjë që do të vlerësoni shumë. Në fakt, ai ose ajo mund të bëjë një gjest përtej mbështetjes, pasi ka aftësinë t’ju ndihmojnë të arrini një nga qëllimet tuaja. Është e mundur që qëllimi është vetë partneriteti, dhe nëse është kështu, duket premtuese.

Peshqit
Ju mund të jeni në një pikë profesionale të lartë sot me një mundësi të jashtëzakonshme që po vjen në rrugën tuaj. Shefi juaj mund të vërejë se si ju keni shkëlqyer në një punë krijuese. Kjo përpjekje është diçka për të cilën ju jeni vërtet i/e pasionuar dhe tani ka ardhur momenti të paguheni. Shefi juaj mund t’ju ofrojë projekte më të rëndësishme.