Pas largimit nga “Tv Klan”, balerinin e njohur do e shohim si moderator në një tjetër televizion
Disa javë më parë, balerini i njohur Graciano Tagani deklaroi publikisht se është larguar nga trupa e baletit “Albi Nako Dance”.
Por së fundmi, ai ka zbuluar se shumë shpejt do ta shohim sërish në ekran. Graciano ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku tregon se ku do ta shohim nga kjo e shtunë e në vijim.
Taganin do e shohim si moderator në emisionin “Mos i fol shoferit”. Mesa duket balerinit i është besuar një rubrikë mjaft e veçantë e titulluar “Dance with Graciano”.
“Që nga kjo e shtunë, pjesë e ‘Mos i fol shoferit’ do të jetë dhe ‘Dance with Graciano.’ Vendi ku personazhet do të rrëfehen teksa kërcejnë. E para që do ta bëjë këtë është Aulona Musta që unë e dua pa fund dhe kësaj radhe ka thënë çdo gjë të mundshme!”, shkruan Tagani krah videos së publikuar në “Instagram”.