Bora Zemani flet për divorcin nga Vin Veli dhe lidhjen e përfolur me Donald Veshaj
Më në fund, Bora Zemani i ka dhënë përgjigje dilemave të publikut në lidhje me karrierën dhe jetën e saj personale. Moderatorja e njohur ka qenë sot e ftuar në emisionin ‘E Diell’ në ‘Top Channel’ ku ka prekur temën e ndarjes nga bashkëshorti Vin Veli. Divorci i saj bëri bujë dhe prej kohësh u kthye në kryefjalën e mediave shqiptare, por sot Bora u shpreh për herë të parë se si ka qenë kjo periudhë për të. “Sot pas 2 vitesh, mendoj se nuk ka ndarje të thjeshta, aq më tepër kur bëhet fjalë për familje që ka dhe fëmijë në mes. Atë periudhë e kam vuajtur shumë. Mund ta quaj edhe dështim nëse i referohem mënyrës sesi unë u edukova dhe e imagjinoja jetën. U zhgënjeva me veten sepse unë vetë jam rritur me një familje që janë marrë me dashuri e që po me të njëjtën dashuri, më kanë rritur mua dhe vëllain. Gjithmonë e kisha imagjinuar që edhe vetë do të kisha një familje si ajo që isha rritur, por ky ishte mësimi që mora dhe nuk është e thënë që gjërat të shkojnë gjithmonë sipas planeve të parashikuara”, është shprehur moderatorja. Mirëpo, gjatë intervistës nuk kanë munguar dhe ngacmimet për thashethemet që qarkullojnë në lidhje me marrëdhënien e Borës dhe aktorit të humorit, Donald Veshajt. Ajo mundi të dalë nga situata, pasi përgjigjet e saj e kanë konfuzuar Edi Manushin dhe Ervin Kurtin akoma dhe më shumë. “Pas orësh 12 unë fle me Arborin se është ende i vogël”, u shpreh Bora duke qeshur. Moderatorët e kanë pyetur dhe në lidhje me destinacionin e pushimeve verore dhe moderatorja zbuloi se do të jetë ‘sa andej-këtej’, ku dhe Vlora nuk do të mungojë si destinacion. Kujtojmë që dhe Donaldi është nga Vlora, megjithatë duhet të presim fillimin e sezonit dhe të shohim se kush do të jetë shoqëruesi i moderatores, shkruan Who.