“Më mirë beqare, sesa 1 përdorimshe”, Bleona Qereti sqaron deri në fund deklaratën që irritoi ndjekësit
Mbrëmjen e djeshme Bleona Qereti ka publikuar në ‘Instagram’ një foto bashkangjitur një shkrimi që shkaktoi reagime të shumta në radhët e ndjekësve të saj. “Shumë vajza janë beqare, sepse burrat janë duke marrë çdo gjë që duan nga një grua, pa qenë në një marrëdhënie me të! Unë më mirë të jem beqare, se sa 1 përdorimshe”, – ka shkruar këngëtarja.
Dikush nga ndjekësit e saj e pyeste se si preferon të qëndrojë beqare, sepse nëse nëna nuk do ishte martuar me babain e saj as ajo nuk do të ekzistonte. Bleona preferoi që personit në fjalë t’i kthente përgjigje publikisht dhe t’i shpjegonte se çfarë kishte dashur të thoshte me fjalët e saj. “Domethënë respekto veten, po deshe të të respektojnë të tjerët. Ose më shqip akoma mos u bëj gomë rezervë apo han pa porta! Nuk ka lidhje as me ata që janë të martuar as me ata që janë në lidhje serioze. Ka lidhje me faktin që unë respektoj femrat e forta që kanë respekt për veten. Shpresoj që dita jote sot do jetë më e qetë pas përkthimit. Faleminderit që shqetësohesh për ekzistencën time. Fakti që unë ekzistoj ka të bëjë pikërisht me faktin që Oli Qereti ka respektuar veten”, ka shkruar Bleona. Këngëtarja shqiptare njihet për deklartatat e saj të fuqishme për emancipimin e grave dhe forcimit të rolit të tyre në shoqëri, shkruan Who.