Ç’po ndodh me Tuna Sejdiun, rrëfen se ka kaluar 50% të kohës në spital
Për këngëtaren e njohur, Tuna Sejdi, marsi ka qenë një muaj me arritje por mesa duket edhe me probleme shëndetësore.
Më 8 Mars, ajo prezantoi albumin e saj më të ri me titull “Fortuna” gjatë një koncerti. Por vetëm një ditë para se ajo të performonte këngët e reja, u mësua se nuk ishte mirë nga ana shëndetësore.
Më pas ishte vetë Tuna ajo që një ditë më parë postoi një video në “Instastory”, teksa ishte duke bërë serum. Pranë saj qëndronte bashkëshorti, Patris Berisha.
Ndërsa ditën e sotme këngëtarja njoftoi se është në fund të përfundimit të klipit të këngës “Fortuna”.
“Hej, a jeni gati?! Unë PO. Këtë periudhë e kam kaluar 50% në mikrofon e kamerë dhe 50% në spital e infuzione. Veç dashuria juaj më ka bërë të çohem në këmbë dhe t’jua sjell sa më shpejt FORTUNËN. Kini durim… edhe shumë pak… tik-tak, tik-tak”, shkruan Tuna.
Ndërkohë albumi i punuar nga Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku përfshin 7 këngë, titujt e të cilave janë bërë publike./Panorama Plus