Sherr me të dashurin në mes të rrugës, vajza e Michael Jackson sqaron skenat skandaloze (FOTO)
Vajza e Michael Jackson, Paris është fotografuar nga mediat e huaja teksa debaton me të dashurin e saj, Gabriel Glenn, në mes të rrugës.
Në fotografitë e publikuara ditën e sotme, 20-vjeçarja shfaqet duke pirë dhe festuar në një lokal në New Orleans, dy muaj pas rehabilitimit për abuzimin me alkoolin dhe çështjet e shëndetit mendor.
Lidhur me lajmet që janë shkruar për të ka reaguar menjëherë vetë Paris në rrjetin social “Twitter”, duke i hedhur poshtë thashethemet se kishte pasur një sherr të madh me Gabriel.
Në postimin e saj, modelja sqaron se ata thjesht po aktronin një skenë ndarjeje të trishtë filmi nga Saturday Night Live’s “The Californians”.
“Unë dhe i dashuri im aktruam “The Californians” nga SNL, thjesht për argëtimin me miqtë tanë, dhe paparacët u gjendën aty për të bërë foto dhe gjithçka duket si një skenë ndarëse në një film të trishtë dramë. O Zoti im”, shkruan 20-vjeçarja në “Twitter”.
Më pas ajo vijon duke thënë se ka “të njëjtën busull morali si babai i saj, por jo nivelin e durimit”.
Ndërkohë kujtojmë se pak kohë më parë, Paris i doli në mbrojtje të atit pas dokumentarit që akuzonte Michael Jackson për abuzim seksual me të mitur.