Renee s’i ngjan as mamit as babit, Nora Istrefi zbulon kopje e kujt është
Këngëtarja Nora Istrefi ndan shpesh në ‘Instagram’, momente nga koha e lirë me vajzën e saj, Renee. Ajo e ka treguar gjithmonë se një ndër problemet më të mëdha gjatë koncerteve të këngëtares, ka qenë largimi nga vogëlushja.
Megjithatë Nora përpiqet ta rikuperojë kohën e humbur sa herë ndodhet pranë Renee-s, duke i dhuruar asaj momente shumë të gëzueshme. Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto të vajzës në ‘Instastory’, mbi të cilën ka shkruar: “Emma Stone im”, duke vënë në dukje ngjashmërinë e madhe që vogëlushja ka me aktoren hollivudiane, shkruan Who. Sytë dhe buzëqeshja e Renee-s ngjasojnë shumë me atë të aktores, Emma Stone dhe Nora duket se nuk ka gabuar në këtë krahasim që ka bërë. Kujtojmë se vogëlushja është fryt i dashurisë shumëvjeçare i këngëtares me partnerin e saj Robert Berisha, me të cilin kurorëzoi dashurinë e saj në martesë disa vite më parë.