Aktorja protagoniste në “Unë, ti dhe Kasandra”: Luajtëm në film atë çfarë ndodhte në parkun “Rinia”

Vite më parë, seriali “Unë, ti dhe Kasandra”, ka qenë ndër më të preferuarit për shkak të temës aktuale të asaj kohe që ajo trajtonte. E ftuar në ‘Soirèe’ mbrëmjen e djeshme, protagonistja e filmit, Anxhela Çikopano ka ndarë me publikun impaktin e filmit tek njerëzit, sipas saj.

Anxhela-Çikopano-2

“Mbaj mend në atë kohë, prindërit e atij brezi nuk e shihnin serialin se thonin: ‘Aty çfarë nuk bëhet!’. Në parkun ‘Rinia’ asokohe, kishte edhe të mira edhe të këqija. Çfarë u bë në Amerikë për dekada, në parkun ‘Rinia’ u bë për 2-3 vite: përdorim të substancave narkotike, dashuri, njohje etj”, u shpreh Anxhela, sipas Who. Aktorja gjithashtu zbuloi se shumica e njerëzve që e ndiqnin serialin, mendonin se ajo ishte njësoj dhe në jetën reale.

Anxhela-Çikopano-1