Dr. Flori sot do të mbushte 40 vjeç, ja si e kujton Land Hysi
Dr.Flori prej vitesh nuk është më mes nesh, por familjarët e tij apo miqtë e ngushtë e kujtojnë gjithmonë. Ditën e sotme, është ditëlindja e këngëtarit, i cili do të mbushte 40 vjeç. Miku i tij më i ngushtë, Landi Hysi, e ka kujtuar atë me një postim në ‘Instagram’. “Sot 40”, ka shkruar Landi në foton e Dr.Florit. Duhet të përmendim që djemtë e grupit ‘West Side Family’, janë kthyer në mbështetjen më të madhe të familjes së këngëtarit pas ndarjes së tij nga jeta dhe kanë qenë gjithmonë pranë fëmijëve të tij, shkruan Who. Dr. Flori u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare, duke lënë pas mjaft trishtim, por edhe këngë tepër të suksesshme. Ai ishte një nga artistët më të dashur për të gjithë.