Surprizon Ed Sheeran/ Dasmë në fshehtësi me 40 të ftuar dhe një prift
Ed Sheeran ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij disavjeçare me miken e fëmijërisë, Cherry Seaborn. ‘The Sun’ ka mësuar se këngëtari është martuar në një ceremoni private dhe nuk ishin të ftuar as personazhet e njohur. Dasma është organizuar në vendin e tij Suffolk pak ditë përpara Krishtlindjes. “Ishin vetëm 40 njerëz, nuk ishte as Taylor Swift, as drejtorët e kompanisë muzikore, pjesëtarë të familjes mbretërore apo miq të tij të njohur. Ishin të ftuar shokët e vjetër të shkollës së Ed, një pjesë e familjes dhe prifti”, ka treguar një burim i afërt i këngëtarit. Gjatë verës pritet që çifti të organizojnë një tjetër ceremoni për të gjithë personazhet VIP dhe kolegë të punës që nuk dinin asgjë për dasmën. Kujtojmë se në janar të 2018, Ed Sheeran bëri publike fejesën me të dashurën e tij, shkruan Who.