Jonida Maliqi zgjedh Ardi Asllanin për Eurovizion
Këtë vit, Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’ me këngën fituese ‘Ktheju Tokës’. Kënga do të këndohet në gjuhën shqipe, gjë që është pritur shumë mirë nga i gjithë publiku shqiptar dhe jo vetëm. Jonida ka zbuluar prej kohësh që përgatitjet për në festival kanë filluar, por nuk kishte dhënë asnjë informacion në lidhje me zgjedhjen e veshjes në mbrëmjen e madhe. Jonida ka treguar se për veshjen e saj do të kujdeset stilisti shqiptar, Ardi Asllani. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që dyshja bashkëpunon, pasi bashkë kanë realizuar shumë projekte të suksesshme edhe më parë./Lapsi.al