“Kur e mendon veten mami?” Këngëtarja shqiptare i përgjigjet fanses
“E kuqe” do të jetë kënga e saj më e re. Bëhet fjalë për këngëtaren Greta Koçi, e cila përveç projekteve muzikore nuk zbulon asgjë nga jeta e saj private.
Së fundmi ajo ka vendosur që të bashkëbisedojë me fansat e saj, ku në “Instastory” shkruan: “Bëni pyetjen tuaj tani”.
Ndjekësit e saj të shumtë kanë qenë shumë kurioz të dinë rreth projekteve të reja në muzikë dhe a do të ketë ndonjë bashkëpunim.
Por sigurisht ka edhe nga ata që janë të interesuar për jetën e saj personale. Pak kohë më parë, këngëtarja u pyet se kur do të fejohej dhe Greta u shpreh se nuk ka një mashkull në krah.
Pavarësisht këtij fakti, ashtu si çdo femër me siguri edhe ajo ka planet në mendjen e saj se kur dëshiron të ketë një fëmijë.
Për këtë e ka pyetur një fans në “Instastory”. “Kur e mendon veten mami?”, e pyesin Gretën e cila i është përgjigjur: “Kam akoma kohë, megjithatë në dorë të Zotit”.