Shpat Kasapi tha se Afërdita Dreshaj iu lut për rikthim, por faktet flasin për të kundërtën

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin ‘Da’sara Show’, këngëtari Shpat Kasapi ka prekur edhe temën e ish-të dashurës së tij, Afërdita Dreshaj. Ai është shprehur se Afërdita Dreshaj e luti për rikthim, megjithatë nuk dihet nëse e vërteta qëndron kështu. Ajo çfarë ka rënë në sy ka qenë fakti, se që prej ndarjes, 6 vjet më parë, Shpati ka folur në çdo intervistë për të, ka marrë vëmendje në media dhe nuk duhet harruar gjithashtu se i dedikoi një këngë historisë me Afërditën. Përveç kësaj, Kasapi vazhdon ta ndjekë modelen dhe këngëtaren në ‘Instagram’, ndërsa ajo jo. Pavarësisht deklaratave të ndryshme të Shpatit, ka qenë e dukshme se e vetmja gjë që ka bërë Afërdita në gjithë këto vite është se ka parë jetën e saj dhe tani është lumturisht e martuar me Jakub KIndl, me të cilin celebroi dashurinë gati 1 vit më pare, shkruan Who. Ndërsa Shpati, në 6 vite, vetëm ka folur për Afërditën, duke na bërë të dyshojmë shumë se ai që ka kërkuar rikthim dhe që vazhdon të vuajë për atë histori është vetëm ai.