Historia e modeles që nxori në ankand virgjërinë, dhe politikani që ofroi 2 milionë paund
Një modele 23-vjeçare, shiti virgjërinë për 2 milion Paund dhe ai që ofroi më shumë dhe kreu marrëdhënie seksuale me të ishte një politikan nga Tokyo. Sipas “Mirror” bëhet fjalë për modelen Mahbuba Mammadzada, që e argumentoi vendimin për shitjen e virgjërisë me faksin se donte të bënte krenare nënën e saj.
Sipas ofertave, në vendin e tretë ishte një futbollist i njohur nga Mynihu, i dyti një avokat nga Londra, dhe fituesi një politikan nga Tokio. Modelja njihet me emrin Maria kur nxori në shitje virgjërinë tha se donte para pasi donte të shëtiste botën së bashku me nënën e saj. Në shitje virgjërinë e nxori në sajtin “Cinderella Escorts”, me seli në Gjermani, dhe në profilin e saj shkruante se kërkonte një “sugar daddy”.
“Dua të kem një shtëpi për vete dhe për nënën time, që të jetojmë mirë dhe të udhëtojmë bashkë në të gjithë botën”, shkruante ajo, duke theksuar në fund se: “Nëna ime bëri gjithçka për mua deri tani, dhe tani është radha ime, për ta bërë atë krenare“./Gazeta Panorama