HISTORIA/ Erjona Sulejmani, Missi që po trazon Italinë dhe Zvicrën
Fabula e Erjona Sulejmanit është një histori e vërtetë përrallash. Ajo është trajektorja e një shkodraneje, vajzë e një polici, që ia doli t’i mbijetojë emigrimit në Itali. Ajo është ëndrra e një kukulle barby që që mori çmimin e elegancës në Miss Albania dhe që kurorëzoi martesën me një futbollist të famshëm dhe të pasur, Blerim Xhemailin.
Ajo është saga e një shiptarjeje që fitoi gjithçka nga hiçi, për t’u bërë papritmas një seks symbol i mediave italiane. Shumëkush nga ata që i ndjek me ëndje “scoop-et” e kronikës rozë dhe lajmet e sportit e mban mend këtë bukuroshe me gjosksin marramendës që mezi përmbahej brenda një T-shirt-i të purpurt, me këmbët e holla dhe të gjata pothuasje të zbuluara, tek mbante në duar të birin e saj Luanin, duke zbritur shkallët e staduimeve të kampionatit europian të Francës. Aty mes grave të futbollisteve të tjerë të zvicrës ajo shkëlente.
Jo më kot u zgjodh tifozja më seksi e atij kampionati. E që prej aty ajo u shndërra në një ikonë. Historia e saj e dashurisë, me një tjetër shqiptar të famshëm, ish futbollistin e Napolit dhe Bolonjës, u përjetua nga shumëkush si shblltyra e idilit ideal. Ajo, e larguar që 10 vjeçare nga vendi, që rikthehet në Shqipëri për tu zgjedhur Mis Eleganca. Ai që sheh fotot është një i ri, që mund të dashurohet me këdo, por do një vajzë shqiptare, që flet italisht dhe që natyrisht është seksi dhe e bukur. Ai e zgjedh nga imazhet e përhapura në media. I shkruan pa pushim. Nuk i thotë se është futbollist.
Kamuflohet si gazetar që kërkon intervistë deri sa një ditë i gjen adresën e emailit dhe arrin të formojë një fjali: “Pashë fotot e tua dhe rashë në dashuri. Je perfekte. Kujtohu se një ditë do të martohem me ty”.
Martesa bëhet në Napoli në 2015. Idili vazhdon në Stamboll, Xhenova, Bolonja, Monreal. Ai nënshkruan kontrata si futbollist dhe ajo e ndjek nga pas bashkë me të birin. Të dy pozojnë për kopertinat e revistave, fitojnë etiketën e familjes së bukur, të lumtur dhe perfekte.
Por, papritmas në nëntor 2017 gazetat zviceriane të rikopjuara nga ato shqiptare shpërndajnë lajmin e ndarjes. Idili merr fund, çifti është në krizë, çështja i kalon gjykatës. Dhe papritmas, pak ditë më parë një letër e hapur e gazetës zviceriane “Nue Zurcher Zeitung” shpërndahet si trakt. Refreni i saj: Erjona nuk ishte gruaja e duhur për Blerim Xhemailin.
Arsyeja: prodhon shumë skandale. Në një emision reality shou ajo nuk kishte munguar të vihej në qendër të vëmendjes duke kapur edhe njëherë prozhektorët e shtypit Italian, zvicerian dhe natyrisht shqiptar.
Në emisionin e titulluar “le Capitane” në Spike tv (foto poshte), një formulë që tregon jetët e grave tw futbollistëve ajo shkakton një boom. Ajo pohon se futbollistët nuk janë të mirë në dashuri. Se ata para ndeshjeve në vend që të bëjnë dashuri me gratë e tyre, preferojnë më mirë të masturbohen. Se ata nuk kanë ndjenja, por janë të rrethuar si gjithë të pasurit nga eskorta. Më në fund ajo premton, se do të botojë një libër ku do të tregojë të gjitha anët e errëta të “Serie A”.
Pikërisht këtu plas skandali.
Tashmë e ndarë ajo anatemohet. Nga gazetarja Christine Stephen ajo përshkruhet si një femër që ka dashur të përfitojë nga një burrë i pasur dhe i famshëm.
Por e vërteta e Erjona Sulejmanit ka gjasë të jetë më e komplikuar.
Ajo një femër me fat, e zgjedhur miss në Shqipëri, e kërkuar me insistim nga Blerim Xhemaili, krijoi një çift dhe një familje të denjë për të qenë në vitrnat italiane dhe zviceriane. Ajo u bë simboli tipik i mediave spektakël që u sigurojnë personazheve të tyre vëmendje dhe mirqenje. Fati ia dhurojë asaj lehtësisht ato gjëra që shumë vajza i shohin vetëm në ëndrra.
Por tani, kur çifti nuk ekziston më, kur dashuria ka përfundur në gjykatë, Eriona Sulejmani nuk di rrugë tjetër për të mbijetuar nën dritën e projektorëve. Në vend të idilit dashuror, ajo duhet të shpikë diçka të ndryshme për të qenë në qendër të vëmendjes. Prandaj ajo ka vendosur të flasë për bëmat e futbollistëve dhe jetën dyfytyrëshe të grave të tyre.
Por për këtë është e kotë të thërritet skandal. Sepse, Erjona miss, Eriona “In love”, Eriona sex symbol, këtu nuk ka faj. Më shumë sesa një protagoniste, ajo është një viktimë e shoqërisë së spektklit. Që i mësoi që në rini rrugën më të lehtë për të pasur sukses. Dhe tani, 30 vjeçare, ajo nuk njeh metodë tjetër, veçe të bëjë përpara duke provokuar që të flitet për të. /Alpenews