Horoskopi i datës 22 shkurt 2019 nga Susan Miller

Dashi
Mos kini frikë për të folur me njerëz me pozicione sot. Ndonëse mund t’ju duket e vështirë, me afrimin e duhur dhe pa arrogancë mund t’i bëni që t’i pranojnë idetë tuaja me dashamirësi.

Demi
Mendimet tuaja krijojnë botën tuaj dhe mund t’i shfrytëzoni ato duke lënë parandjenjën që t’ju udhëheqë. Çfarë ndodh nëse idetë tuaja nuk janë shumë realiste? Ato gjithsesi do të funksionojnë.

Binjakët
Diçka për të cilën u bënë kohë që po punoni do të marrë shtysë nga kontributet e njerëzve, opinionet e të cilëve i besoni. Jeni shumë afër situatës për t’i parë gjërat qartë. Merrni një mendim nga një person i dytë, qoftë edhe i tretë.

Gaforrja
Nuk ka problem nëse keni prioritet interesat tuaja. Keni shpenzuar shumë kohë duke bërë atë që është më e mira dhe javët e fundit nuk keni pasur kohë të mendoheni se çfarë është më e mira për ju. Bëjini qejfin vetes dhe të tjerët do të jenë të lumtur gjithashtu.

Luani
Duhet të lejoni partnerin dhe të afërmit të marrin sa më shumë vendime për jetën e tyre. Ato mund të mos jenë aq të mira sa idetë tuaja, por bota është e vështirë dhe herët a vonë do të mësojnë nga gabimet e tyre.

Virgjëresha
Do të kaloni më shumë kohë jashtë me njerëz të tjerë sesa thjesht duke shijuar vetminë. Dilni jashtë dhe bëni diçka ndryshe, diçka që do i bëjë të tjerët të flasin për ju. Çdo gjë që ata do të thonë rreth jush nuk do të ketë asnjë vlerë.

Peshorja
Nëse vërtet e doni diçka, mund ta arrini. Por a e doni vërtet këtë gjë? Planetet sugjerojnë se të paktën një nga qëllimet tuaja për të cilën keni rënë dakord, është të kënaqni të tjerët. Ndoshta ka ardhur koha të hiqni dorë.

Akrepi
Planetet tregojnë se sot do të ketë shumë ngjarje të mira për të gjithë, kështu që mos humbisni kohën duke parë çfarë bëjnë armiqtë tuaj. Askush nuk do të humbasë sot. Të gjithë do të fitojnë!

Shigjetari
Janë shumë gjëra të cilat do të ndodhin në botën tuaj dhe mund të ketë një moment që do të jenë ca si shumë. Ndonjëherë duhet të tërhiqeni dhe të gjeni veten përsëri. Lejojeni këtë të jetë qëllimi juaj për sot.

Bricjapi
Ritmi i jetës po rritet në mënyrë konstante dhe brenda pak ditësh do të ndryshojë aq shumë sa do t’ju ziejë koka. Keni aq shumë gjëra për të bërë, por keni vetëm shumë pak kohë, kështu që shfrytëzojeni për ta organizuar atë sa më mirë dhe bëhuni gati të veproni.

Ujori
Mos u shqetësoni nga ajo që do të ndodhë sot dhe nesër, sepse gjërat do të ndryshojnë për mirë në fundjavë. Ndonjëherë duhet të pranoni që gjithësia është një vend i çmendur. Pranojeni dhe kënaquni me këtë.

Peshqit
Duhet të keni besim në idetë dhe në aftësitë tuaja. Ajo që ndodh gjatë ditëve të ardhshme do t’ju inkurajojë të besoni se nuk ka kufizime për atë që mund të arrini. Po lëvizni tashmë në drejtimin e duhur, tani vetëm ndiqni rrugën!