Kush ishte Karl Lagerfeld? Të pathënat e karrierës dhe filozofia që kishte për jetën

Dizenjuesi Karl Lagerfeld ka lindur në mesin e viteve 1930 në një familje gjermane dhe në moshën 14-vjeçare u zhvendos në Paris. Në një moshë shumë të hershme, kur ishte 21 vjeç, ai fitoi çmimin për veshjen më të mirë në një konkurs. Menjëherë Karl u punësua si ndihmës dhe më pas si mësues në firmën e njohur ‘Balmain’. Më vonë në 1958 u punësua si dizenjator i firmës ‘Jean Patou’. Më pas i lodhur nga krijimi i veshjeve vetëm për personat e pasur, ai vendosi të punonte si stilist i pavarur.

Karl-Lagerfeld-2

Në 1964 ai filloi punë në markën ‘Chloe’, e cila falë Lagerfeld në një kohë të shkurtër u shndërrua në një firmë ndërkombëtare. Shumë firma u bënë të njohura për shkak të punës së jashtëzakonshme të Karl Lagerfeld, ndër to edhe ‘Fendi’. Në 1982 kryetari i ‘Chanel’ i kërkoi Lagerfeld të punonte për shtëpinë e tij të modës. Një vit më vonë Karl dizajnoi koleksionin pranverë/verë të ‘Chanel’. Karl Lagerfeld kërkonte gjithmonë një largim nga tradita për të krijuar një stil të ri.

Karl-Lagerfeld-3

Ndryshe nga gjithë të tjerët ai dëshironte që në veshje të reflektohej kultura popullore. Dizenjuesi gjerman jo vetëm që revolucionarizoi disa nga markat më të njohura të industrisë, por solli dhe një frymë të re në botën e modës. Vizioni i tij zgjeroi konceptet e modës dhe injektoi më shumë guxim, rini në këtë industri.

Karl-Lagerfeld-4

Karl Lagerfeld ka dizajnuar 15 koleksione në vit për tre shtëpitë më të mëdha të modës, ‘Chanel’, ‘Fendi’ dhe markën që mban emrin e tij. Ai ka marrë pjesë në xhirimin e shumë fushatave publicitare si drejtuesi kreativ më i rëndësishëm. Aftësia e Lagerfeld qëndronte në kapjen e momenteve të veçanta. Ai ishte një lexues i zjarrtë dhe vëzhgues shumë i mirë dhe gjithçka e përkthente në imazh për modën.

Karl-Lagerfeld-5

Më poshtë do të gjeni disa nga shprehjet më të njohura të tij, të cilat kanë mbetur në memorien e të gjithëve:

Unë jam një vampir që pi gjakun e njerëzve të tjerë. (1975 – Gjatë praktikës së tij në punë)

Kur isha 4 vjeç i kërkova nënës sime një shërbëtor për ditëlindje. (1978 – Në fillimet e tij në karrierë)

Unë jam një nimfomaniak për stilin, që asnjëherë nuk arrij në orgazëm. (1984 – Për ndjenjat e tij në një spektakël mode)

Unë jetoj në një set, me perdet e skenës të mbyllura, pa audiencë – por kujt i intereson? (1997 – Për të jetuarit vetëm)

Të jesh “chic” është si majoneza, ose ka shije, ose nuk ka. (2004 – Për bashkëpunimin e tij me “H&M”)

Unë humba 91 kilogramë për të veshur kostumet e Hedi Slimane. (2004 – Për humbjen në peshë)

“iPod-i” është gjeni. Unë kam 300 të tillë. (2006 – Për muzikën dhe teknologjinë)

Kotësia është gjëja më e shëndetshme në jetë. (2006 – Për të jetuarit shëndetshëm)

Nëse hedh para nga dritarja hidhi me gëzim. Mos thuaj: ‘Njerëzit nuk duhet ta bëjnë këtë, sepse është veprim borgjez’. (2007 – Kur u emërua shpërndarës)

Pjesa më e rëndësishme në shtëpi është koshi i plehrave. (2007 – Për furnizimin e shtëpisë) /revistawho.com