Dakota Johnson ka probleme me hormonet: Po më shkatërrohet jeta!
Aktorja e njohur, Dakota Johnson ka folur hapur për problemet hormonale që po përjeton. Në një intervistë për ‘InStyle’ ku promovonte parfumin e ri, ajo ka rrëfyer problemet hormonale të cilat po i shkaktojnë probleme të mëdha. 29-vjeçarja u shpreh: “Për të qenë e sinqertë, problemet hormonale janë duke më shkatërruar jetën. Çdo muaj. Është e pabesueshme. Gjoksi im rritet 2-fish më shumë se madhësia që ka normalisht dhe jam e tmerruar”. Dakota flet për herë të parë kaq hapur për këtë problem, sipas Who. Kujtojmë se aktorja ka biznesin e saj dhe merret me disa projekte kinematografike paralelisht.