Kylie Jenner flet për operacionet plastike: Jam e tmerruar me ato që thonë!
Kylie Jenner do jetë vajza e kopertinës në revistën Paper për vitin 2019. Ajo a folur për revistën duke shpjeguar se si arriti të bëhej kaq e pasur duke shitur produkte bukurie dhe po ashtu, për ndërhyrjet kirurgjike në fizikun e saj. “Njerëzit mendojnë se unë e tëra kam hyrë në thikë dhe e kam rikonstruktuar komplet fytyrën time, dhe kjo gjë është komplet falso. Jam e tmerruar. Nuk kam bërë gjëra të tilla. Ata s’e kuptojnë se si flokët e bukura dhe grimi e fillesat, mund të bëjnë mrekullia”, ka thënë Jenner. “Unë kam fillers, këtë nuk e mohoj”, ka shtuar ajo, sipas Prive. Jenner po ashtu ka thënë se tërë pasurinë ka arritur ta bëjë vetë, pa i ndihmuar askush dhe prindërit gjithmonë e kishin mësuar se si të bënte para e të kursente.