Lady Gaga i jep fund fejesës
Lady Gaga dhe i fejuari i saj Christian Carino, janë ndarë. Ylli i filmit “A star is born” i ka dhënë fund fejesës dhe këtë e ka konfirmuar për Just Jared përfaqësuesi i aktores së famshme. Thashethemet se çift janë ndarë kanë filluar kur Gaga u pa në Grammy Awards pa unazën e saj të fejesës. Ndërsa ajo nuk e përmendi fare të fejuarin në fjalimin e saj, shkruan Prive. Ata kishin të fejuar që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa tani revista Just Jared e ka konfirmuar lajmin për ndarjen e tyre.