Elvana Gjata “heq” fustanin e Valdrin Sahitit, fotot pas kuintave me Anita dhe Ramush Haradinaj

Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja e njohur Elvana Gjata mbajti një koncert në Prishtinë, ku tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Elvana-Gjata-2

Por  po aq sa rikthimi i saj në skenë, një tjetër detaj që ngjalli shumë kuriozitet, ishte edhe fustani i saj ngjyrë blu stiluar nga Valdrin Sahiti nën simbolikën e flamurit të Kosovës (i gjithi blu me kapelën mbushur me yje).

Elvana-Gjata-3

Elvana vetë e quajti një ‘skulpurë’ këtë krijim të stilistit të talentuar me të cilin bashkëpunon prej vitesh tashmë. Por kjo nuk ishte e vetmja veshje e këngëtares gjatë këtij eventi.

Elvana-Gjata-4

Në disa foto të fundit të postuara në “Instagram”, ajo shfaqet me një fustan tjetër të zi, ndërkohë që pas kuintave e shohim të veshur me një kostum të bardhë, nën shoqërinë e Anita dhe Ramush Haradinaj, më të cilët duket se ka një miqësi të mirë.

Elvana-Gjata-5

Krahas këngëve të saj që janë kthyer në hite, Elvana gjithmonë është shquar për një look mjaft elegant dhe një stil unik të sajin./ Panorama Plus

Elvana-Gjata-6

Elvana-Gjata-7