Joana Gjuzi e “BB6” pas prishjes së martesës nis jetë të re në Londër: Dashuria për mua është thjesht reaksion hormonal

Joana Gjuzi, ish-lojtarja e “Big Brother 6”, që u bë e njohur në këtë rieality show për tipin e saj të hedhur, pas prishjes së martesës në Greqi ka nisur një tjetër aventurë jetë, që e ajo konsideron eksplorim të vetvetes. Prej një viti e dy muaj ajo është vendosur në Londër.

Joan-Gjuzi-4

Për “Panorama Plus” ajo tregon: “Kam nisur jetë të re këtu në Angli, ku do i përkushtohem karrierës për një 5-vjeçar të mirë. Qëllimi im është punë, vetëm punë dhe paund. Punoj 6-ditë të javës, paradite farmaciste në “Boots”, që është një kompani e madhe dhe pasdite si dentiste deri në 23:00 të natës me pacientë shqiptarë që janë pa dokumente këtu”. Po dashuria si po shkon për Joanën, e cila bëri përshtypje për natyrën e saj të hapur në televizion? “Unë jam duke festuar këtë Shën Valentin me instrumentet mjekësorë dhe pacientët e mi. Punoj 16 orë në ditë dhe puna s’më lë kohë për lidhje. Kështu që vazhdoj të jem një beqare në karrierë, këtu në kryeqytetin e ëndrrave. Vërtet lodhem shumë por e di që pas një periudhe do të jem në majë të piramidës. Po kjo s’do të thotë që s’dal për takime për njohje, pasi këtu ka djem shumë të bukur.

Joan-Gjuzi-3

Italianët dhe spanjollët janë super, francezët eh, anglezët larg nesh nuk përshtatemi fare, skocezët po, gjermanët merre me lëng se mishi mbaroi, polakët dhe rusët jo sepse pinë shumë, as rumunët jo, grekët jo e jo se këtu janë djem pa nivel. Ndërsa për portugezët, brazilianët, djemtë e Amerikës Latine, e aziatikët jo pasi janë me ngjyrë dhe unë jam pak raciste. Kështu që mbetem mes italianëve dhe spanjollëve”, tha ai. Sa për vendimin që të do marrë në të ardhmen për jetën e saj nëse do të ketë martesë apo jo ajo thotë: “Unë me gjithë ato eksperienca kam vendosur që ose të zgjedh një mashkull ‘all inclusive” ose do rri beqare. Ose e fundit fare do të zgjedh një donator me gjene të forta e do të kem një fëmijë për jetën time.

Joan-Gjuzi-2

Këtu shumica janë nëna beqare. Ka lezet!” Nëse beson ende te dashuria, Joana përgjigjet kështu: “Dashuria? Unë kam ndryshuar shumë. Jeta më ka bërë të mendoj që dashuria është thjesht një fjalë. Si mjeke në profesion unë besoj vetëm në reaksionin e dy hormoneve, dopaminës plus serotinës”. Ardhja në Londër më bëri të kuptoja shumë rreth unit e personalitetit tim. Nuk e dija që kisha kaq shumë ego dhe ambicie pozitive dhe s’kam frikë nga vetmia. Kur vjen fundi i muajit dhe mbushet llogaria, aty kam një ndjesi që s’di si ta përshkruaj! Ndihem kaq e sigurt si asnjëherë në jetën time!, tha ajo./Panorama Plus

Joan-Gjuzi-1