Fatma Methasani e tha më 14 Shkurt: U desh të shtrohesha në spital, që Alfio të takohej me mamanë time
Në këtë atmosferë Shën Valentini çifti i showbiz-it Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani kanë rrëfyer për revistën “Who”, 14 histori të lidhjes së tyre.
Grindemi çdo mbrëmje kur duhet të zgjedhim një film për shkak të titrave. Unë dëshiroj të jenë në anglisht, ndërsa Alfio italisht.
Gjatë udhëtimit në Cappadocia, në një pikë turistike, Alfio u ul në gjunjë sikur po më propozonte dhe qindra japonezë nisën të na bënin foto, derisa u tha se ishte një shaka.
Për ditëlindjen time Alfio ka marrë lulen time të preferuar në një kuti qelqi me vete nga Shqipëria në Turqi, vetëm e vetëm që të ma dhuronte atje, pa e vënë re unë.
Alfio fle gjithmonë në çdo fluturim, madje dhe gërhet.
Takimi i parë i Alfios dhe mamit tim ka qenë kur unë isha e shtruar në spital.
Kemi humbur plot 3 orë në metronë e Parisit, derisa Alfio nisi të lexonte një hartë të qytetit.
Kemi punuar një vit për të njëjtin televizion dhe nuk jemi takuar kurrë.
Alfio ruan akoma letrën e paketimit të çajit të parë që kemi pirë bashkë.
Kurse Fatma ruan një trëndafil blu, të parin që i kam dhuruar dhe ajo ka bërë shoferen time për 6 muaj, pasi më kishin bllokuar patentën.
Kur ne debatojmë, i vetmi njeri që mund të na pajtojë është mamaja e Alfios.
Nuk dëgjojmë dhe nuk preferojmë të njëjtën muzikë. Në shtëpi vendosim dy këngë të ndryshme njëkohësisht.
Një ndër gjërat që nuk do e harroj kurrë është një kovë me ujë të ftohtë që Alfio ma ka hedhur kur po bëja dush. Sigurisht që po këndoja!
Nuk e kemi ‘password-in’ e telefonit të njëri-tjetrit.
Gjatë një udhëtimi në dimër, jemi bllokuar tre orë në një pyll afër pistës së skive. /Who