Marrëdhënia e kunatave Kate Middleton dhe Meghan Markle çon në përçarje të bashkëpunëtorëve
Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë pasur tension të vazhduar saqë detyruan princin William dhe Harry të ndajnë stafin mes tyre. Për sa raportojnë mediat angleze, javët e ardhshme, bashkëpunëtorët e përbashkët do të ndahen për të kënaqur më mirë nevojat e ndryshme të dy dukeshave dhe për të shmangur zënkat e padëshirueshme në familje, Lapsi.al. Tabloidët britanikë drejtojnë gishtin kundër gruas së Harryt, e cila muajt e kaluar ia ka vështirësuar shumë jetën bashkëpunëtorëve të saj.