Nga byreku tek yndyra, Xhesika Berberi s’do t’ia dijë për ushqimet që konsumon

Dhe tani sigurisht të gjitha vajzat janë xheloze që ajo ha çfarë i ka ënda dhe ka atë fizik. Xhesika Berberi nuk është nga ato modele që hanë me “këtë” ushqimin, por nuk zgjedh dhe e jeton jetën, sepse ndër pjesët më të bukura të saj është ushqimi. Modelja e famshme shqiptare ka publikuar dje në Instagram ushqime nga dreka e saj dhe të gjitha janë të mbushura në yndyrë dhe kalori, shkruan Prive. Tavolinës së saj s’po i mungonte byreku, ky shkatërrues i fizikut.