A është kjo shenja se Khloe dhe Tristan janë ndarë, ‘Shën Valentini’ i gjen larg njëri-tjetrit
Javët e fundit kanë dalë shumë spekulime se çifti i njohur Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson nuk janë më bashkë. Të gjitha këto kanë qenë të bazuara në fotot dhe shprehjet që Khloe ka publikuar në rrjetet sociale. Ky mendim është përforcuar më shumë pasi është vënë re se ata po e festojnë ‘Shën Valentinin’ larg njëri-tjetrit. Këtë mëngjes Tristan ka publikuar një ‘Instastory’, ku ka treguar se ndodhet në Cleveland, ndërkohë ditën e djeshme Khloe publikoi një foto ku shfaqej me vajzën e saj në Los Angeles, shkruan Who. Pas këtyre fotove, mendohet se dyshja është duke kaluar një periudhë krize në marrëdhënie, megjithëse ata kanë zgjedhur mos ta komentojnë aspak.